Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim sot, nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.
“Ministri Krasniqi i shprehi mirëseardhje z.Wieland në Prishtinë dhe falënderoj për mikpritjen e ngrohtë të cilën z. Wieland ia bëri gjatë vizitës së Z. Krasniqi në Strasburg. Në takim me z. Wieland, Ministri Krasniqi ka ritheksuar angazhimin e Komunave të Kosovës në përmbushjen e reformave në kuadër të Agjendës së Reformave Evropiane (ERA II)”, thuhet në komunikatën e MAPL.
Gjithashtu, biseduan për mbështetjen e Kosovës në anëtarësimin e saj në iniciativa rajonale të BE-së si dhe iniciativa të reja që mundësojnë përafrimin e qyteteve dhe qytetarëve të Kosovës me ato të BE-së me qëllim të prosperitetit ekonomik në frymën e unitetit, tolerancës si dhe dialogut konstruktiv në mes të komuniteteve.