Krasniqi: Protesta emblematike e studentëve në 1997-ën, lëkundi themelet e Jugosllavisë

Prishtinë | 01 Tet 2023 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar protestën e studentëve të 1997-ës.

Ai tha se kjo protestë lëkundi themelet e Jugosllavisë së atëhershme.

“Kjo protestë, e organizuar nga UPSUP dhe studentët e UP-së, e mbështetur nga i gjithë populli dhe stafi akademik në krye me Rektorin e UP-së, Prof. Ejup Statovci, mezashin e kishte të qartë: Kosova po bëhej një dhe bashkë kundër shtypjes dhe regjimit autoritar të Millosheviçit”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Krasniqi ceku se kjo protestë kishe ndezur flakën e lirisë, ku u dëshmua me daljen publike të UÇK-së, dy muaj më vonë.

“Flaka e lirisë tashmë ishte ndezur. Kjo do të dëshmohej dy muaj më vonë, kur me 28 nëntor 1997 doli për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pjesa tjetër është histori!”.

“Nderim i përjetshëm të gjithë kontribuuesve për lirinë e Kosovës!”, shtoi ai.

Të ngjashme