Deputetja e LDK’së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se korrupsioni masiv i qeverisë Kurti u konfirmua sot pasi prokuroria nis hetimet për faljen ilegale të borxheve pë ambalazhuesit e ujit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se Qeveria ka vjedhur në rezervat shtetërore, raporton Ekonomia Online.
“Këta që vodhën në rezerva shtetërore, që vodhën në KEK, me Nagipin e me pare të Serbisë me Martinin, nuk po u ndalen skandalet e hajnisë. Sot, prokuroria nisi hetimet pas publikimeve të Albanian Post lidhur me skandalin e faljes së borxheve për ambalazhuesit e ujit”, tha Krasniqi.
Sipas Krasniqit, kjo Qeveri është e skandaleve dhe korrupsionit të udhëhequr nga Albin Kurti.
“Qeverisë së skandaleve dhe korrupsionit të udhëhequr nga Albin Kurti nuk i kryejnë punë as “12 katët e Dubravës” sepse kanë edhe më shumë njerëz që duhet të burgosen se që “12 katët” kanë vend”, shtoi ajo.