Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, përmes një statusi në Facebook ka reaguar pasi Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, ia ndalën fjalën Shpend Ahmetit gjatë përurimit të parkut rekreativ sportiv në Prishtinë.
Krasniqi u rikujtoi aktivistëve të PDK-së, se VV i ka prishur me aksione disa ngjarje të pushtetit që kishin rëndësi më të madhe se ngjarja e sotme.
“Veç mos harroni që aktivistët e VV i kanë prishur me aksione simbolike ngjarjet e pushtetit që lidheshin me privatizimin, negociatat, demarkacionin, etj”.
“Militantët e PDK po tentojnë të prishin aktivitetet e ndërtimit dhe zhvillimit të Prishtinës. Por kjo gjithmonë mbetet në nivel tentimi, sepse zhvillimin e Prishtinës nuk munden më me e ndalë”, ka shkruar Krasniqi, në faqen e tij në Facebook.