Krasniqi: Seanca e Qeverisë, përpjekje për të bllokuar miratimin e rezolutës së opozitës

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 08:53 | Nga

Analisti Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, që edhe monitoron punën në Kuvend, ka komentuar ngutinë e qeverisë për të thirrur seancë para asaj të opozitës.

Sipas tij, qëllimi është të bllokohet miratimi i rezolutës së propozuar nga opozita.

“Seanca e thirrur nga Qeveria për Ekipin Negociator nuk është asgjë më shumë sesa përpjekje për të bllokuar miratimin e rezolutës së opozitës e cila kërkon respektim të Kushtetutës në dialog me Serbinë”, ka thënë Krasniqi, raporton Koha.net.

Përndryshe, ai thotë se nuk ka sesi të shpjegohet ngutia të shqyrtohet një vendim i Qeverisë në seancë të jashtëzakonshme, “vendim i cili paska qenë duke pritur për më shumë se gjashtë muaj, në tavolinën e Kryeministrit i cili vazhdimisht ka deklaruar se nuk ka kohë të merret me dialog”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme