Krasniqi: S’i kam quajtur prostituta femrat në plazh (Video)

Prishtinë | 31 Kor 2016 | 22:02 | Nga

Imami kontrovers, Shefqet Kransniqi, ka reaguar ndaj shkrimeve të medieve për etiketimet që ai ua ka vënë femrave që shkojnë në det.

“Por, të dashur besimtarë, lehtë e verifikoni vetë këtë. Shikone dhe dëgjone me vëmendje videon se çfarë thotë hoxha dhe çfarë thonë titujt e këtyre portaleve”, ka shkruar Krasniqi, i cili mohon të ketë thënë se femrat që shkojnë në det janë lavire apo prostituta.

Videon për të cilën është fjala dhe reagimin e plotë të hoxhës mund t’i shikoni dhe lexoni më poshtë.


Femrat qe zhvishen ne plazh jane prostituta by PanoramaVideo

Të nderuar besimtarë na lejoni që përmes këtij reagimi nga ana jonë të sqarojmë për manipulimet (shpifjet) apo shantazhet që po bëhen nga media të caktume, tash e sa vite, vetëm e vetëm për të ul autoritetin dhe kontributin tonë për këtë shoqëri.

Kosova është duke u ballafaquar me shumë probleme të cilat pothuajse çdo shqiptar i ka parasysh, si: veriu i Mitrovicës, demarkacioni, liberalizimi i vizave, kriza ekonomike, papunësia, varfëria etj.

Si duket është tendencë e disa mediave apo qarqeve të shpikin dhe shpifin gjëra qe irritojnë masën e që në esencë në rastin konkret, është shpifje e qartë (Mund ta dëgjoni edhe vetë shkëputjen në ato portale që e kanë përhap).

Dikush dëshiron qe të na ‘hedh hi syve’ siç thotë populli duke shpërqendru vëmendjen e popullit kryesisht me akuza dhe shpifje ndaj hoxhallarëve tanë që kontributi i tyre daton si para lufte, në lufte e deri ditët e sotit.

Së fundmi, emri i hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi është lakuar në disa portale urrejt-nxitëse dhe përçarëse se kinse hoxha paska thënë se femrat që shkojnë në deti janë lavire apo prostituta.

Por, të dashur besimtarë, lehtë e verifikoni vetë këtë. Shikone dhe dëgjone me vëmendje videon se çfarë thotë hoxha dhe çfarë thonë titujt e këtyre portaleve.

Allahun e kemi dëshmitar për punët, fjalët, veprat dhe nijetin tonë.

Allahun e kemi dëshmitar për të mirën që ia duam këtij vendi dhe shqiptarëve kudo që janë.

Krejt në fund, nuk duhet me iu ik organeve përkatëse këto shpifje dhe artikuj urrejt-nxitës dhe me i mbyll sytë.

Allahu ju dashtë dhe ju ruajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme