Krasniqi: Si mund të kërkosh reciprocitet me SHBA, nga pozita që ka Kosova, kur ekzistenca e saj varet nga SHBA

Prishtinë | 29 Sht 2025 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se ekziston rreziku ku në shoqëri humb aftësia e të menduarit racional. Krasniqi këto komente i bëri teksa kritikoi qasjen e Qeverisë së Kosovës në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“’Raporte normale’ kërkojnë disa njerëz, me superfuqinë e vetme të botës, e cila Kosovës ia ruan kufirin me ushtarët e vet dhe me aleancën e vet. Si mund të kërkosh reciprocitet me SHBA, nga pozita që ka Kosova, kur ekzistenca e saj varet nga SHBA. Ka rrezik ne një shoqëri ku humb aftësia e të menduarit racional deri në këtë derexhe”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme