Krasniqi: S’kam kufij, dua të bëhem kampion bote

Prishtinë | 03 Qer 2018 | 10:56 | Nga

Boksieri profesionist nga Munihu, Haxhi Krasniqi, që njihet me emrin Robin Krasniqi, ka fituar mbrëmë titullin kampion i Evropës në kategorinë super të mesme, duke e mposhtur me pikë boksierin rus, Stanislaw Kaschtanow, në sallën Bad Tölz.

Tani shanset e Krasniqit për një mundësi tjetër për Botëror janë rritur shumë.

“Shumë kanë menduar se lufta ime ka mbaruar”, ka thënë Krasniqi pas ndeshjes së mbrëmshme në “Sky Sport News HD”, transmeton Koha.net. “Nuk i njoh kufijtë e mi, jam i gatshëm të bëjë edhe shumëçka dhe dua të bëhem kampion bote”.

Krasniqi, me prejardhje nga Kosova, ka dominuar meçin e mbrëmshëm dhe siguroi fitoren e tij të 48-të profesionale (pesë humbje). Për ish-Kampionin e Botës, Kaschtanow, ishte vetëm humbja e tretë në karrierë.

Për luftën për Kampion Bote, Krasniqi o të preferonte të ndeshej në vendlindjen e tij, Prishtinë, para 30 mijë spektatorëve. Më 2015, ai humbi meçin për kampion bote kundër Jurgen Brahmerit.

Të ngjashme