Krasniqi: Skandalet e Qeverisë nuk zgjidhen me debate politike, po me drejtësi

Prishtinë | 26 Nën 2024 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Profesor universitar, Milam Krasniqi, ka deklaruar se skandalet që përfshijnë tenderat njëburimore, rezervat shtetërore, grante joligjore në bujqësi dhe mafiozitetin editorial në RTK, nuk mund të zgjidhen përmes debateve politike.

Ai ka theksuar se drejtësia duhet të ndërhyjë me vendosmëri për të adresuar këto çështje, raporton Ekonomia Online.

Sipas Krasniqit, nëse drejtësia nuk vepron, atëherë dështimi i shtetit është i pashmangshëm, pasi nuk mund të ketë një shtet të suksesshëm me një qeveri të dështuar.

Skandalet e qeverisë me tendera njëburimorë, me rezervat shetërore, me grante joligjore në bujqësi, me mafiozitet editorial në RTK, nuk zgjidhen me debate politike. Këtu ka punë drejtësia. Drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri. Nëse nuk vepron, dështimi i shtetit është rruga përpara, pasi nuk mund të ketë shtet të suksesshëm me qeveri të dështuar”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme