Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se spitalet janë të stërngarkuara me pacientë që po trajtohen me Covid-19, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se deri tani numri i pacientëve që po trajtohen për COVID-19 kanë kaluar shifrën mbi 1 mijë.
“Spitalet tona janë të stërngarkuar me pacientë, ka kaluar shifrën mbi 1 mijë. Rreth 700 persona janë me oksigjeonoterapi”.
Ai shtoi se situata me pandeminë është rënduar shumë dhe nevojitet kujdes shtesë.