Krasniqi: Spitali i Vushtrrisë së shpejti bëhet “Spital Covid”, gati edhe 60 shtretër në Neurologji

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 12:58 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kati i dytë i Klinikës së Neurologjisë në QUKU, me kapacitet prej 60 shtretërish do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me Coronavirus ka konfirmuar drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, raporton Ekonomia Online.

“Gjatë këtyre dy ditëve kemi marrë vendime të rëndësishme si me shtimin e kapacitete të shtretërve, por edhe resurseve”.

“Në Klinikën e Neurologjisë do të shtohen 60 sepse klinika Infektive është e mbushur me pacientë”.

Ai shtoi se së shpejti Spitali i Vushtrrisë do të bëhet “Spital Covid”.

“Në Komitetin për Menaxhimin e Covid-19, në konsultim me kryeministrin së shpejti edhe Spitali i Vushtrrisë do të bëhet komplet Spital Covid, ku do të pranohen pacientët e prekur me Covid”.

“Pacientët e komunës së Mitrovicës dhe Vushtrrisë që janë të prekur, trajtimin do ta marrin në Vushtrri, dhe ata që nuk kanë Coronavirus shërbimet e tjera dhe trajtimet e tjera do t’i marrin në Mitrovicë”.

Sipas tij, pacientët me forma të lehta të sëmundjes do të mbahen në spitalet rajonale prej nga vijnë.

Ai tha se kanë 50 mjekë të ri në dispozicion dhe presim t’i kenë edhe 100 infermierë, raporton EO.

Të ngjashme