Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me Shefen e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, ku kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona.
“E falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Luksemburgu i jep Kosovës me programe të ndryshme, duke përfshirë ato në fushat e shëndetësisë dhe arsimit”.
“PDK si parti shtetformuese do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet mike që e kanë ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të pavarësisë dhe shtet ndërtimit”.