Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi bashkë me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali dhe kryetaren Komisionit për Integrim Evropian kolegët, Jorida Tabaku mbajtën një takim ku diskutuan për fuqizimin e grave në vendimmarrje, raporton Ekonomia Online.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se prania e një grupi të konsiderueshëm të grave deputete sot këtu, është dëshmi e progresit që Kosova dhe Shqipëria kanë bërë në këtë drejtim.
“Mirëpo nuk duhet ndalur dhe duhet vazhduar përpjekjet për avancim të pozitës së gruas dhe të shërbejmë si shembull për vajzat e reja që të bëhen pjesë e vendimmarrjes. Në veçanti, ne si deputetë duhet të sigurojmë që buxheti i Republikës së Kosovës të miratohet duke marrë parasysh aspektet gjinore në secilën kategori si dhe përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm.