Krasniqi takohet me Taravarin, flasin për zhvillimet politike

Prishtinë | 10 Jan 2023 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se ka pritur në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarë, njëherit kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se është diskutuar për gjendjen aktuale politike.

“Kisha kënaqësinë që, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, ta takoj kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, mikun tim Arben Taravari, njëherit kryetar i Komunës së Gostivarit, të cilin e mirëprita në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës. Në këtë takim diskutuam për gjendjen aktuale politike, zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, si dhe rolin e faktorit politik shqiptar atje. Folëm edhe për planet dhe objektivat që mëtojmë t’i përmbushim përgjatë këtij viti, si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy partive dhe dy vendeve.”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi është shprehur se PDK-ja do të mbetet përherë e përkushtuar në kultivimin e raporteve tona të mira vëllazërore.

Të ngjashme