Krasniqi takon Kasanofin, flasin për zhvillimet aktuale në Kosovë

Prishtinë | 11 Tet 2024 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me nënkryetaren e kësaj partie, Vlora Çitakun dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën kanë takuar sot të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Në një postim në rrjete sociale, Krasniqi bën të ditur se me Kasanofin kanë diskutuar mbi zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon.

Më tej, kreu i PDK-së shkruan se në takim ka ritheksuar nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët strategjikë, e veçanërishtë me SHBA-në.

“Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me Bedriun dhe Vlorën, takuam Zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-së, Alexander Kasanof. Bashkë diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon. Në takim ritheksova nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët tanë strategjikë, e veçanërishtë me SHBA-në. Kosova, si një storie suksesi është rezultat i bashkëpunimit të mirë dhe partneritetit të besueshëm me miqtë e saj. Zëvendësnihmës Sekretarin Kasanof e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fuqizimin shtetit tonë. Edhe e ardhmja nuk duhet të jetë ndryshe, përveçse një rrugëtim i përbashkët drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme