Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar të dërguarin special të Bashkimit Evropian, Mirslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi, në në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë
Krasniqi theksoi se i kërkoi Lajçakut në takim që të luaj rol ndihmues për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.
“Bashkë diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë. Emisarit Lajçak i shpreha shqetësimin për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe kërkova nga ai që të luaj rol ndihmues për heqjen e tyre”, shkroi Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
“Orientimi euro-atlantik i qytetarëve dhe shtetit tonë është i paalternativë dhe i pakthyeshëm”.