Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar sot në selinë e kësaj partie kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe kryetaren e Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ilire Dauti.
Krasniqi ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për tema aktuale të interesit shtetëror e kombëtar, si dhe për çështjen e masave kufizuese të vendosura nga Qeveria e Kosovës për të mos lejuar hyrjen e shtetasve të huaj pa dozën e tretë të vaksinës anti-Covid, ku kanë shprehur shqetësimin për pengesat që po u shkaktohen shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes në Kosovë.
“Ne kemi reaguar në vazhdimësi lidhur me këtë duke kërkuar që Qeveria e Kosovës t’i shqyrtoj dhe ndryshoj këto kufizime. Si çdoherë, Partia Demokratike e Kosovës do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në veçanti me shqiptarët atje.”, shkruan Kransniqi.