Krasniqi thirrje për protestën gjithëkombëtare në Tiranë: Shqiptarët në këmbë për drejtësi, ta mbrojmë historinë

Prishtinë | 03 Tet 2025 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që të ngritën në këmbë për të kërkuar drejtësi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Hagë.

Krasniqi ka thënë se protesta gjithëkombëtare që do të mbahet me 17 tetor në ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë do të jetë thirrja për të mbrojtur historinë dhe luftën për liri,

“Shqiptarët në këmbë për drejtësi! Më 17 tetor, ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” të Tiranës, protestë gjithëkombëtare në mbrojtje të çlirimtarëve tanë që po mbahen në Hagë. Le të jetë kjo protestë thirrja e të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, për të mbrojtur historinë, dinjitetin dhe luftën tonë për liri. Nga Tirana në Prishtinë, nga Shkupi në Ulqin, nga Presheva deri në diasporë, një zë, një qëndrim, një kauzë: Drejtësi për çlirimtarët tanë!#UÇK”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme