Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka uruar të gjitha gratë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke theksuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në familje, shoqëri dhe shtet.
Krasniqi ka vlerësuar sakrificën dhe përkushtimin e grave të Kosovës, si dhe ka riafirmuar angazhimin e PDK-së për fuqizimin e tyre në çdo sferë të jetës.
“8 Marsi nuk është thjesht një ditë simbolike, por një moment për të reflektuar mbi rëndësinë e grave në shoqërinë tonë dhe për të forcuar përkushtimin tonë për më shumë mundësi të barabarta. Gratë e Kosovës kanë dëshmuar guxim dhe vendosmëri në të gjitha periudhat e historisë sonë, duke qenë shtylla e familjeve dhe motor i zhvillimit të vendit,” ka thënë Krasniqi.Po ashtu, Krasniqi ka theksuar se PDK-ja do të vazhdojë të mbështesë politika që fuqizojnë gratë dhe sigurojnë përfaqësimin e tyre të denjë në vendimmarrje.