Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.
Krasniqi ka shkruar se Kosova si vend demokratik dhe multietnik në këtë ditë i gëzohet harmonisë dhe bashkëjetesës mes qytetarëve.
Ai ka uruar paqe, begati dhe lumturi për secilin besimtarë.
“Të gjithë besimtarëve ortodoksë ua uroj festën e Pashkëve. Kosova, si vend demokratik dhe multietnik, edhe në këtë ditë të rëndësishme i gëzohet harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet të gjithë qytetarëve tanë.Uroj paqe, begati dhe lumturi për secilin. Për shumë mot Pashkët!”, ka uruar Krasniqi përmes një postimi në Facebook.