Krasniqi uron Xhaferin: Urime kryeministër!

Prishtinë | 28 Jan 2024 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij si kryeministër teknik i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Urime Kryeministër, Talat Xhaferi! Sot, në këtë ditë historike, të krenarisë dhe emocioneve të larta, i uroj mikut tim, Talat Xhaferit, emërimin si Kryeministër i Qeverisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

“Sot, i uroj të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që përpjekjet e tyre shekullore për barazi, drejtësi e faktorizim, po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në histori të këtij shteti”.

“Sot, mbi të gjitha, është dita për të përgëzuar edhe liderin e shqiptarëve në këtë shtet, heroin e luftës dhe paqes, Ali Ahmetin, i cili, me maturinë dhe vizionin e tij luajti rolin kryesor në ngritjen e shqiptarëve dhe realizimin e kësaj të arriture historike.

“Nuk kam dyshimin më të vogël se, me eksperiencën, përkushtimin dhe përgatitjen e tij, Talat Xhaferi do të jetë një Kryeministër i mirë, i drejtë dhe kredibil për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut në mandatin e tij.P unë të mbarë dhe suksese, mik. Urime të gjithëve!”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Të ngjashme