Krasniqi vaksinohet bashkë me të birin ndaj Covid-19: Bashkë, të gjithë të vaksinuar ia dalim

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi, sot ka marrë dozën e dytë të vaksinës ndaj COVID-19 teksa i biri i tij 18 vjeçar dozën e parë.

Krasniqi thotë se vaksina është arma më e fortë që kemi në dorë kundër COVID-19 teksa fton të gjithë qytetarët që të vaksinohen, njofton Klankosova.tv.

“Vaksina kundër COVID-19 është e sigurt dhe efikase. Unë sot mora dozën e dytë, djali i moshës 18 vjeçare dozën e parë, bashkë po e mbrojmë shëndetin tonë dhe të familjes. Vaksina është arma më e fortë që sot kemi në dorë kundër COVID-19. Bashkë, të gjithë të vaksinuar ia dalim” është shprehur Krasniqi.

Të ngjashme