Krasniqi: Vendimi i qeverisë për ta mbyllur Klanin, i paligjshëm – diktatura nuk kalon

Prishtinë | 28 Kor 2023 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të ARBK-së për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Krasniqi tha se vendimi i qeverisë për ta mbyllur Klan Kosovën është i papranueshëm, i rrezikshëm, i paligjshëm dhe kundër secilës vlerë demokratike mbi të cilat është ngritur shteti i Kosovës.

“Kjo Qeveri e ka humbur rrugën! Nga panika, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale. Prandaj, sot, jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë. Mos e mbyllni Klan Kosovën. Diktatura nuk kalon”, tha Krasniqi, njofton Klankosova.tv

Të ngjashme