Krasniqi: Vërtet është për keqardhje që s’ka asnjë reflektim

Prishtinë | 29 Maj 2025 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas dështimit të vazhdimit të sotëm të seancës konstituivet të Kuvendit të Kosovës, tha se vërtet është për keqardhje që s’ka asnjë reflektim, raporton Ekonomia Online.

“Kanë kaluar një muaj e gjysmë prej kur ka filluar tentimi për ta konstituar Kuvendin dhe mbi tre muaj e gjysmë prej kur janë mbajtë zgjedhjet, fatkeqësisht bllokada e inicuar dhe e mundësuar nga Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon në Kuvendin e Kosovës. Ne as sot s’kemi institucione dhe duket që s’ka as interesim e asnjë veprim që do ta nxirrte Kosovën nga situata e rëndë në të cilën kjo kryeneçësi politike e z.Kurti dhe partisë Vetëvendosje e ka futur vendin tonë. Vërtetë është për keqardhje që s’ka asnjë reflektim. Besoj që mjaftueshëm i ka mashtruar deri tash zoti Kurti, sepse ka pasur aty edhe të tjerë që kanë shfaqë ambicie me qenë kryetar apo kryetare, por duket që Albulena Haxhiu është më e rëndësishme se krejt tw tjerët bashkë”, tha ai.

Të ngjashme