Krasniqi viziton familjen e Afrim Bunjakut për nder të Fitër Bajramit

Prishtinë | 10 Pri 2024 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, bashkë me kryetarin e nëndegës në Samadrexh, Ekrem Merovcin me rastin e festës së Fitër Bajramit, kanë vizituar familjen e heroit, Afrim Bunjaku.

Krasniqi ka ndarë fotografi nga vizita duke thënë se heroi, Afrim Bunjaku, ishte gjithmonë afër e i gatshëm për të qenë në shërbim të vendit, raporton Ekonomia Online.

“Do të jemi gjithmonë afër familjes së tij”, ka thënë ndër tjera deputetja.

Postimi i plotë:

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, sot bashke me kryetarin e nëndegë në Samadrexh Ekrem Merovcin vizitova familjen e policit tonë – heroit tonë, Afrim Bunjaku.

Do të jemi gjithmonë afër familjes së tij, sepse ai ishte gjithmonë afër e i gatshëm për të qenë në shërbim të vendit.

Pastaj, vizitën e radhës e bëra te familjet e veprimtarëve: Osman Rashica dhe Qazim Rekaliu, ku iu shpreha urimet më të mira e më të përzemërta për këtë festë.

Gëzuar festa e Fitër Bajramit!

Të ngjashme