Krasniqi viziton familjen e Thacit, Veselit e Krasniqit: Ishin bashkë në luftë dhe sot janë bashkë në përballjen me padrejtësinë

Prishtinë | 05 Nën 2025 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka vizuar familjen e Hashim Thacit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, në pesë vjetorin e arrestimit të tyre. Krasniqi ka thënë se vizitoi familjet e tyre për të shprehur solidaritetin me mallin dhe vuajtjen e tyre për më të dashurit që tyre.

“Në pesëvjetorin e shkuarjes në Hagë të Presidentit Hashim Thaçi, Kryetarit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqit, vizituam familjet e tyre për të shprehur solidaritetin tonë të plotë me mallin dhe vuajtjen e tyre për më të dashurit që u mungojnë prej një kohe të gjatë”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se ka shumë arsye për të qenë krenar me ta dhe se ata u takojnë të gjithëve e mbi të gjitha Kosovës, duke theksuar se ata ishin bashkë në luftë e tani edhe në përBalljen me padrejtësinë që po iu bëhet tash e pesë vjet.

“Familjet Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, megjithatë, kanë shumë më tepër arsye për të qenë krenare për bijtë e tyre, sepse ata u takojnë të gjithëve, e mbi të gjitha, Kosovës. Ata ishin bashkë në luftë, bashkë në ndërtimin e shtetit, dhe sot janë bashkë në përballjen me padrejtësinë, me të njëjtin dinjitet që i ka përcjellë gjithmonë”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Krasniqi në fund të shkrimit ka uruar që procesi që po zhvillohet në Hagë që ka dalë nga binarët e drejtësisë dhe arsyet të përfundojë sa më shpejtë dhe të lirohen ish-krerët e UÇK-së.

“Urojmë që ky proces, i dalë prej binarëve të drejtësisë dhe arsyes, të përfundojë sa më shpejt me verdiktin që e presim të gjithë, lirinë e çlirimtarëve, që ata të kthehen te familjet dhe te populli i tyre. Kosova ju pret!”, përfundon shkrimin Krasniqi.

Të ngjashme