Ministri Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett.
Ministri Veseli tha se ministria që ai e drejton vlerëson lartë bashkëpunimin dhe partneritetin e deritashëm me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me agjencitë, siç janë: USAID dhe MCC, që veprojnë në Kosovë.
Ministri tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar që të vazhdojë bashkëpunimin në zhvillimin ekonomik, luftës kundër korrupsionit dhe ballafaqimin me pandeminë COVID-19.
Ministri po ashtu e informoi ambasadorin për planin e rimëkëmbjes ekonomike, që parashihen 1.2 miliard të hyjnë në ekonomi, dhe u zotua se do të angazhohen shumë në mbështetjen ndaj bizneseve vendore dhe mbrojtjes së konsumatorit.
Nga ana e tij, ambasadori Kosnett theksoi tre shtyllat strategjike të politikës amerikane ndaj Kosovës: qetësia, drejtësia dhe mirëqenia.
Ambasadori potencoi se SHBA do të vazhdojë mbështetjen për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.