Policia e Kosovës pas vënies në kontroll të zonës, ku mbeti i vdekur një rreshter dje në Banjskë të Zveçanit, ka sekuestruar vetura, municion e shumë gjera të tjera.
Me shifra, policia e ka sekuestrua dje 1 veturë të rëndë të blinduar, 24 vetura tjera dhe 2 motora 4×4.
Në shifra më të mëdha të armatimit janë eksplozivet, 150 cope eksploziv, dinamit, 23 detonator elektrik, afër 20 shurdhues për AK47 dhe mbi 230 karikator për AK47.
Përveç armatimit u janë gjetur edhe mjete tjera të punës, kazma, lopata, sopata dhe sharra te dorës – afër 50, shkruan klankosova.
Armatimi që është gjetur dje në afërsi të manastirit të Banjskës së Zveçanit, ka pasë kapacitet që të arrijë deri në Prishtinë.
Detaje të tjera: