Krejt çka dihet deri më tani për Big Brother VIP Kosova 3

Prishtinë | 15 Kor 2024 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Big Brother VIP Kosova është një Reality Show që ka thyer të gjitha rekordet sa i përket këtij formati.

E shumë pak i kanë mbetur edhe fillimit të edicionit të tretë të shtëpisë më të madhe në Kosovë.

Në emisionin e sotëm Ora Shtatë të Klan Kosova, është diskutuar për të rejat e Big Brother VIP Kosova 3, e krejt çka dihet për të deri tani.

Gazetarja, Agnesa Demaj sjell risit më të fundit, duke përmendur edhe emra të mëdhenj të këtij formati, e që thyen shumë tabu.

“Tani kush po e tërheq vëmendjen janë banorët e Big Brother, dhe se kush mund të jenë ata. Se kur do të fillojë, as ne këtu nuk mund ta dimë saktë, por përderisa kemi disa vizita këndej, kemi fotografi, kemi mysafirë, do të thotë që po punohet”, shprehet Demaj.

“Po një personalitet që po shfaqet gjithandej është Luizi. Luiz Ejlli përveç që e ka festuar ditëlindjen e 39-të, ai kohëve të fundit është parë edhe nga ne. Ky është Big Brother, për të gjithë është befasi, edhe për neve këtu”.

“Në anën tjetër edhe regjisori, Eduart Grishtaj ka treguar pak a shumë se kanë për t’u rikthyer në televizion, në një Reality Show”, tha ajo.

Ndër të tjera, Big Brother VIP Kosova 2, është nderuar lartë nga licencuesi i këtij formati, si produksioni më i suksesshëm.

Të ngjashme