Rusia e ka akuzuar liderin opozitar, Alexei Navalnyn se po bashkënon me CIA’n amerikane vetëm një ditë pasi ai tha se presidenti rus, Vladimir Putin është përgjegjës për helmimin e tij.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka hedhur poshtë akuzat e Navalnyt, duke i quajtur “të pabaza dhe të papranueshme”. Ai shtoi se specialistë nga inteligjenca amerikane po punonin me Navalnyn këto ditë dhe i kanë dhënë atij udhëzime se si të sillet.
“Navalny po punon me shërbime sekrete të vendeve perëndimore”, tha Peskov.
Navalny e drejtoi gishtin nga Putini në një intervistë për revistën gjermane “Der Spiegel”.
“Putini është pas këtij krimi dhe nuk kam asnjë version tjetër për atë që ndodhi”, tha Navalny.
Navalny doli nga spitali gjerman javën e kaluar pas 32 ditësh trajtim. Mjekët thonë se është shumë herët për të thënë nëse ai do të ketë pasoja afatgjata apo jo nga helmimi.