Kremlini: ShBA shfaqi mosgadishmëri për bashkëpunim lidhur me Sirinë

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 16:20 | Nga

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se SHBA-të kanë shfaqur mosgatishmërinë e tyre për bashkëpunim lidhur me çështjen e Sirisë duke e goditur bazën ajrore të regjimit.

“Në këtë mënyrë, pala amerikane tregoi mosgatishmërinë në lidhje me bashkëpunimin për Sirinë dhe për marrjen parasysh të interesave dhe shqetësimeve të aktorëve të tjerë”, tha Peskov, duke dhënë vlerësime para gazetarëve në Moskë në lidhje me goditjen e bazës ajrore të regjimit në Siri nga ShBA-të.

Duke rikujtuar vazhdimin e negociatave në Gjenevë dhe Astana lidhur me zgjidhjen politike të krizës së Sirisë, Peskov u shpreh se “Ky proces është i ndërlikuar dhe u zgjat më shumë sesa që dëshirohej. Megjithatë, tani për tani nuk ka alternativë tjetër”.

Ndërkaq, Peskov është shprehur se nuk ka ide mbi burimin e lajmeve që u plasuan në media gjatë ditës së djeshme bazuar në Rusinë, Iranin dhe grupet aleate, ku thuhej se “ShBA-të kanë kaluar vijën e kuqe dhe se tani e tutje do të ketë kundërpërgjigje ndaj çdo agresioni”.

“Nuk ka një informacion të tillë. Nuk mund të konfirmojmë. Nuk e di se nga kanë dalë burimet anonime në këtë lajm”, potencoi Peskov.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme