Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Gashi ka pasur një takim sot me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili është vëllai i saj.
Ky takim u zhvillua në zyrën e kryetarit, dhe ka tërhequr vëmendjen për shkak të lidhjes familjare dhe ndryshimet që janë bërë në Obiliq.
Xhafer Gashi, i cili është në detyrë si Kryetar i Obiliqit prej vitit 2013 dhe është rizgjedhur për tri mandate radhazi, ka mbajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e komunitetit të tij.
Për këtë ai mori lëvdata të shumta nga motra e tij Shkurte Gashi.
Gashi përmes një postimi në “Instastory”, ka lavdëruar kryetarin e komunës së Obiliqit duke thënë se ka mbetur e fasionuar me ndryshimet në qytet.
“Ishte kënaqësi e veçantë të vizitoja kryetarin e Komunës së Obiliqit! Krenare me ty vëllai im! Isha e fascinuar me ndryshimet e qytetit të Obiliqit! Respekt”, ka shkruar Gashi.