Sot në pallatin e Rinisë në Prishtinë u organizua turneu për juniorët më të mirë të Kosovës, respektivisht TOP 8 turneu, në të cilën 8 lojtarët më të mirë meshku dhe femra garuan secili me secilin për plasmanin final, percjell Ekonomia Online.
Të gjitha ndeshjet janë zhvilluar në frymë sportive, me konkurrecë mjaft të madhe ndërmjet të gjithë lojtarëve, ndeshjet më të forta ishin në xhirot e para ku lojtarët nga klubet e njejta garuan ndërmjet vete, e tek meshkujt Kreshniku fitoi ndaj Fatihut, e ndeshjet tjera deri në fund i fituan lehtësisht, për vendin e tretë Aulon Bivolaku ishte më i përkushtuar se Blendi Hajdari.
Te femra garat ishin më të baraspeshuara, fituese doli Alma Mehmeti me vetëm një humbje nga Shega Hashani që zuri vendin e pestë, e cila për shkak të lendimit nuk mundi të jap më të mirën edhe në ndeshet tjera, e dyta doli Bleona Mehmti me vetëm një humbje nga bashkëlojtarja Alma, e treta doli Jerina Rexhepi, e katërta doli Loresa Imeri.
Ky turne i ka shërbyer u.d selektorit po ashtu edhe për përcaktimin e lojtarëve që do të përfaqsojnë Kosovën në Ligen Regjionale që është paraparë të mbahet me 23 dhe 24 nëntor.
Rezultatet komplet për të dy kategoritë.