Dje dhe sot në pallatin e Rinisë dhe sportit në Prishtinë, për herë të dytë, u mbajt Kampionati individual për grupmoshën U21. Morën pjesë rreth 50 pingpongistë dhe pingpongistet më të mira të kësaj grupmoshe. Ditën e parë u zhvilluan garat në grupe, kurse ditën e dytë u zhvilluan garat në çifte për meshkuj dhe për femra, si dhe garat individuale për të dyja konkurrencat.
Te çiftet e femrave pjesëmarrja ishte e pakët në numër, andaj mungoi edhe cilësia përveç finales ku u takuan çifti gjilanas, Alma Mehmeti (KPP Drita)/Bleona Mehmeti (KPP Drita) dhe ai vushtrrias Edona Shabani (KPP Vushtrria)/Rinesa Imeri (KPP Vushtrria).
Gjilanaset me lojë të mirë dhe të sigurtë e fituan finalen me rezultatin 3:0 në seta.
Në konkurrencën e meshkujve, si zakonisht u tregua pingpong më cilësor dhe atraktiv.
Si befasi mund të konsiderohet fitorja e çiftit nga Vushtrria Bivolaku/Muli, që shënuan fitore ndaj prishtinasve Luta/Shala që konsideroheshin si favorit.
Në gjysmëfinalen tjetër, çifti prizrenas, Mahmuti/Karabaxhaku, pa vështirësi u plasuan në finale. Prizrenasit, si favorit absolut pa ndonjë vështirësi e fituan ndeshjen finale dhe u shpallën kampion.
Në ndeshjet individuale në shortin kryesor, te femrat ndeshje të mira zhvilluan tetë lojtaret më të mira. Në gjysmëfinale u renditën Alma Mehmeti, Edona Shabani, Era Janjeva dhe Bleona Mehmeti. Në gjysmëfinalen e parë, në një ndeshje të bukur dhe dramatike sa i përket epilogut fitore ndaj Edona Shabanit, shënoi Alma Mehmeti me rezultatin 4:3 në seta.
Në gjysmëfinalen e dytë, Era Janjeva me lojë të mirë sulmuese arriti ta thyejë mbrojtjen e Bleonës dhe fitoi me rezultatin 4:1.
Ndeshja finale ndërmjet Almës dhe Erës doli të jetë shumë e fortë dhe e tërheqëse. Të dyja lojtaret e morën nga një set, për tu shkëputur pastaj Era duke fituar setin e tretë dhe të katërt dhe këtë epërsi nuk e lëshoi deri në fund duke e fituar setin e pestë dhe krejt takimin me rezultatin 4:1.
Te djemtë pati shumë ndeshje të mira dhe me cilësi e rivalitet të lartë. Deri në gjysmëfinale u renditën katër lojtarët më të mirë Kreshnik Mahmuti, Fatih Karabaxhaku, Yll Dragidella dhe Blendon Luta. Gjysmëfinalja e parë ndërmjet Mahmutit dhe Dragidellës i takoi bindshëm Mahmutit me rezultatin 4:0 në seta. Në gjysmëfinalen e dytë, Fatih Karabaxhaku e arsyetoi epitetin e favoritit dhe fitoi ndaj Blendon Lutës me rezultatin 4:0 në seta.
Finalja ofroi pingpong shumë cilësor dhe tërheqës për të gjithë të pranishmit në sallë. Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ku të dy lojtarët e fituan nga një set. Setin e tretë e fitoi Kreshniku me 11:8 dhe mori epërsinë të cilën e ruajti deri në fund të ndeshjes duke fituar me rezultatin përfundimtar 4:1 në sete duke e mbrojtur titullin e kampionit nga vitit i kaluar për U21.
RENDITJA
INDIVIDUALE – FEMRAT
1. Era Janjeva
2. Alma Mehmeti
3. Bleona Mehmeti
3. Edona Shabani
INDIVIDUALE – MESHKUJT
1. Kreshnik Mahmuti
2. Fatih Karabaxhaku
3. Blendon Luta
3. Yll Dragidella
Çiftet Meshkuj
1. Kreshnik Mahmuti (KPP Lidhja e Prizrenit)/Fatih Karabaxhaku (KPP Lidhja e Prizrenit)
2. Aulon Bivolaku (KPP Vushtrria)/Altin Muli (KPP Vushtrria)
3. Blendon Luta (KPP Shkolla)//Jon Shala (KPP Prishtina)
3. Sylejman ÇERKINI (KPP shkolla Ahmet Hoxha)/Dren ÇERKINI (KPP shkolla Ahmet Hoxha)
Çiftet – Femra
1. Alma Mehmeti (KPP Drita)/Bleona Mehmeti (KPP Drita)
2. Edona Shabani (KPP Vushtrria)/Rinesa Imeri (KPP Vushtrria)
3. Jerina Rexhepi (KPP Ahmet Hoxha)/Shega Hashani (KPP Ahmet Hoxha)