Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Prizren.
Atje një i dyshuar e ka goditur me thikë një person në një lokal dhe më pas ka grabitur një shumë parash dhe është larguar.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
PK bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“GRABITJE- Prizren 08.10.2023 – 14:00. Është raportuar se në një lokal i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte goditur me një mjet të mprehtë/ thikë viktimën femër kosovare, nga vendi i ngjarjes ka grabitur një shumë parashë dhe më pas është larguar. Lidhur me rastin, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa si rezultat i një pune intensive hetimore është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari lidhur me rastin, i cili ka pranuar kryerjen e veprës gjatë intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.”