Kreu i agjencisë së Iranit për menaxhimin e krizave ka Coronavirusin

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Esmaeel Najjar, kreu i Organizatës së Menaxhimit të Krizave në Iran, ka koronavirus, raporton agjencia e lajmeve ISNA.

Najjar ishte larguar nga spitali dhe është vetë-karantinuar në shtëpi, përcjell CNN, transmeton Klan Kosova.

Udhëheqësit e tjerë iranianë janë testuar gjithashtu pozitivë me virusin: zëvendësministri i shëndetësisë i vendit u konfirmua gjithashtu që kishte Coronavirus muajin e kaluar, vetëm një ditë pasi ai u shfaq në televizionin kombëtar për të paralajmëruar publikun për virusin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme