Kreu i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me virusin korona.
Për këtë arsye, Prestreshi thotë se AKK-ja është duke punuar me kapacitete të kufizuara. Ai ka bërë të ditur se edhe kolegët e tij i kanë bërë testet dhe janë duke pritur rezultatet.