Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi sot se bota mund të mos ketë kurrë një vaksinë kundër Covid-19.
Këtë gjë kreu i OBSH e tha në një deklaratë për shtyp. Ndër të tjera ai shtoi se e gjithë bota duhet të mësohet me stilin e ri të jetesës dhe duhet që të zbatojë masat të tilla si distance, larja e duarve dhe përdorimi i maskave.
Kreu i OBSH-së theksoi se imunizimi i tufës në shumë shtetet po përparon.
“Një numër vaksinash tani janë në fazat 3 të studimeve klinike, dhe të gjithë shpresojmë të kemi një numër vaksinash efektive që mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së Covid-19. Sidoqoftë, ‘nuk ka asnjë plumb argjendi’ për momentin dhe ndoshta nuk mund të ketë kurrë”, tha Ghebreyesus.
Kujtojmë se deri tani në rang global kanë humbur jetën 694,931 persona nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 18,355,106.