Kreu i OBSh-së thotë se pabarazia për vaksinim krijon një pandemi me dy pista

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 21:39 | Nga Ekonomia Online

Pabarazia e vaksinave kundër COVID-19 ka krijuar një “pandemi me dy pista” me vendet perëndimore të mbrojtura dhe kombet më të varfra akoma të ekspozuara, tha të hënën kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke rinovuar lutjet për dhurimet e vaksinave kundër COVID-19.

“Gjithnjë e më shumë, ne shohim një pandemi me dy drejtime,” u tha Tedros gazetarëve gjatë një konference shtypi nga Gjeneva.

Tedros shprehet i zhgënjyer me këtë pabarazi, raporton Reuters, përcjell Klankosova.tv.

“Gjashtë muaj që nga administrimi i vaksinave të para COVID-19, vendet me të ardhura të larta kanë administruar gati 44 përqind të dozave në botë. Vendet me të ardhura të ulëta kanë administruar vetëm 0.4 përqind. Gjëja më zhgënjyese në lidhje me këtë statistikë është se nuk ka ndryshuar në muaj”.

Të ngjashme