Kreu i Kaçanikut skeptik për hapjen e rrugës në qershor

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 10:20 | Nga

Rruga Kaçanik – Hani i Elezit, e bllokuar javë më parë për shkak të punimeve për parandalimin e rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve, pritet të hapet për qarkullim në fillim të qershorit.

Një paralajmërim të tillë e ka dhënë shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, të hënën pas mbledhjes së Ekzekutivit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“U njoftova nga ministri Lekaj, që për të evituar dheun e rrëshqitur në këtë rrugë tashmë po punohet me dy ndërrime dhe se rruga për banorët dhe bizneset do të hapet gjatë këtij muaji”, ka thënë Haradinaj.

Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka thënë se me kohë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të punojnë me 2 apo 3 ndërrime në mënyrë që punimet të finalizohen sa më shpejtë që është e mundur.

Pavarësisht kësaj ai është skeptik se punimet mund të realizohen brenda këtij muaji, derisa aty duhet të largohej dheu me mijëra tonë për ta parandaluar rrezikun gjatë lëvizjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme