Kreu vjedhje në tri shtëpi në Fushë-Kosovë, arrestohet

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Dje në rrugën “Ernest Koliqi’ në Fushë Kosovë, është arrestuar një shtetas i Shqipërisë pasi kishte kryer tri vjedhje në tri shtëpi të ndryshme.

Rasti u konfirmua nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull–shtetas i R. së Shqipërisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer tri vjedhje në tri shtëpi të ndryshme në zonën e stacionit policor Fushë Kosovë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë, pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të ngjashme