Sylejman Lokaj, entuziasti i madh i skenës, me krijimtarinë e tij e ka lënë një testament të jashtëzakonshëm e frymëzues për brezat e artistëve të rinj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Trashëgimi e jashtëzakonshme e historisë teatrore e kinematografike është vlerësuar vepra e tij, pas publikimit të lajmit për vdekjen e aktorit, që kishte bërë karrierë edhe në artin pamor.
Një mbledhje përkujtimore dhe homazhet në teatrin e Gjakovës, “Hadi Shehu”, të dielën, i kanë paraprirë varrimit të Lokajt në fshatin e tij të lindjes, Lëbushë e Deçanit.