Krijohen pyetësorë për vetëvlerësimin e çrregullimeve mendore

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Bashkëpunimi ndërmjet dy organizatave joqeveritare të Kosovës ka bërë që për herë të parë në gjuhën shqipe të krijohen pyetësorë për vetëvlerësimin e çrregullimeve që lidhen me shëndetin mendor.

Çrregullimet për të cilat individët mund të vetë testohen kanë të bëjnë me ankthin dhe depresionin. 

Kjo bëhet në kuadër të Muajit të Sensiblizimit për Shëndetin Mendor që shënohet çdokund në botë dhe sivjet edhe në Kosovë. Kampanja që quhet “Mendo për Mendjen” ka për qëllim t’i nxisë qytetarët e Kosovës të fillojnë të mendojnë për shëndetin e tyre mendor dhe mos ta lënë atë anash për t’ju ndikuar në procese të përçdoditshme.  

Megjithëse këta pyetësorë nuk zëvendësojnë diagnozën klinike të profesionistëve të kujdesit mendor, shërbejnë si hap i parë për vetëdijësimin dhe kujdesin e shëndetit tonë mendor. 

Gjeni ne linqet e mëposhtme pyetësorët:

Për matjen e Shëndetit Personal: 

https://www.psytoolkit.org/cgi-bin/psy2.5.3/survey?s=AOqcq
Për matjen e Depresionit dhe Ankthit: 

https://www.psytoolkit.org/cgi-bin/psy2.5.3/survey?s=NEPvL

Të ngjashme