Krijohet mozaiku me 50 mijë imazhe të zbritjes së “Apollo 11” në Hënë

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Është krijuar fotografia “më e madhe” në botë në formë mozaiku. Në fakt, kjo fotografi është bërë në vitin 1969 nga Neil Armstrongu kur Buzz Aldrin shkeli në sipërfaqen e Hënës.

Ky mozaik është krijuar për të shënuar 50-vjetorin e zbritjes së sondës “Apollo 11” në Hënë, shkruan Daily Mail.

Kompania e specializuar për krijimin e softuerëve, “Shoothill”, ka krijuar këtë mozaik me 8.000 fotografi nga të gjitha misionet e “Apollos”, transmeton Koha.net. Disa nga këto fotografi janë përsëritur dhe sasia totale e fotografive të përdorura është 50.000.

Në total, ky mozaik barazohet me rezolucion prej një trilion pikselësh, gjë që kjo kompani pretendon ta bëjë këtë fotografi “më të madhen” në botë ndonjëherë. “Shoothill” është duke pritur verifikimin e Librit të Rekordeve Guinness për të konfirmuar këtë titull.

Inxhinierët e “Shoothill” e ka krijuar këtë mozaik për disa ditë dhe thonë se nëse do të printohej në A4 me një printer të zakonshëm, atëherë do të duheshin dy milionë copë letër me një peshë prej mbi 13 ton.

Shpenzimet e ngjyrës do të kushtonin mbi 22 mijë euro dhe procesi për krijimin e saj do të zgjaste dy vjet.

E, kur do të kompletohej, do të zinte hapësirë prej rreth 12.5 hektarësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme