Filloni duke u zgjuar dy orë më herët se zakonisht. Po, e dimë; kjo tingëllon e tmerrshme. Por provojeni. Mund të funksionojë për ju.
Njëra prej gjërave më të rëndësishme të cilën mund t’a bëni që të siguroheni se keni një ditë pozitive dhe të suksesshme është të fiksoheni me atë se si i kaloni orët e mëngjesit para punës.
Fatkeqësisht, shumë njerëz kurrë nuk marrin kohën për të analizuar rutinën e tyre të mëngjesit. Një mëngjes tipik për shumicën përmban kapjen e telefonin të tyre sapo të zgjohen për të kontrolluar emailin dhe mediat sociale, duke shtypur butonin “snooze” disa herë.
Problemi është se, është sfiduese të performoni në nivelin tuaj të lartë dhe të bëni kontribut të jashtëzakonshëm në botë nëse ato më lartë përshkruajnë atë se si nisni ditët tuaja. Por unë duke qenë i qëllimshëm se si nis çdo ditë dhe duke krijuar një rutinë të fuqishme mëngjesi për ta bërë atë, kanë qenë dy nga gjërat më përfituese të cilat i kam bërë për të arritur qëllimet e mia, duke rritur energjinë time gjatë ditës së punës dhe duke u bërë person më pozitiv.
Këtu janë katër gjërat të cilat mund t’i bëni çdo ditë për të krijuar një rutinë të fuqishme mëngjesi, shkruan Ekonomia Online.
Zgjohuni dy orë përpara se të shkoni diku
Unë nuk do të bëhem njëri nga njerëzit i cili ju thotë se në mënyrë që të arrini qëllimet tuaja, ju duhet të zgjoheni shumë herët, por po ju sygjeroj që të filloni të zgjoheni të paktën dy orë para se të shkoni diku.
Ky fillim i hershëm ju jep kohë të mjaftueshme për të punuar në veten tuaj dhe të ushqeni mendjen, trupin dhe shpirtin para ditës së rëndë të punës. Arsyeja pse e kam lënë këtë numër një në listën time është sepse është pothuajse e pamundur të krijoni një rutinë të fuqishme mëngjesi nëse jeni me nxitim.
Lexoni diçka inspiruese
Një nga shprehitë më të mira të cilën e kam përfshirë në rutinën time të mëngjesit është të sigurohem se lexoj diçka inspiruese gjysmë ore çdo mëngjes.
Nëse 30 minuta ju duken shumë, atëherë filloni me vetëm 10 ose 15 minuta. Nuk ka rëndësi nëse lexoni një libër ose një blog i cili ju duket inspirues, ose dëgjoni një libër me audio. Vetëm sigurohuni të gjeni kohë në mëngjes për të lexuar diçka inspiruese në vend të lajmeve negative ose kontrollimit të e-mailit tuaj menjëherë. Mbushja e mendjes tuaj me mesazhe pozitive në mëngjes ju ndihmon të ndërtoni vetë-besim dhe motivim për të bërë atë ditë një kryevepër.
Praktikoni mirënjohjen ditore
Ka shumë shkrime për mirënjohjen dhe rëndësinë e saj, por një përqindje e lartë e njerëzve ende nuk e praktikojnë atë. Duke e ditur se diçka është e rëndësishme dhe e mrekullueshme për ju dhe ta praktikoni atë në jetën tuaj janë dy gjëra të ndryshme. Studimet shkencore nga shumë psikologë tregojnë se ata të cilët praktikojnë mirënjohjen ditore kanë më shumë gjasa të jenë të lumtur dhe të suksesshëm.
Unë kam zbuluar se koha më e mirë për të praktikuar mirënjohjen është në mëngjes. Unë kam përdorur shkrime të mirënjohjes me vite, dhe ka ndryshuar gjithçka për mua. Unë për momentin përdor The Five-Minute Journal, e cila ndihmon procesin për ju. Ushtrimi i mirënjohjes ditore gjithmonë do të jetë pjesë e diskutimit për një rutinë të fuqishme mëngjesi dhe mënyra më e mirë për të nisur ditën.
Lëvizni
Unë kam mësuar fuqinë e ushtrimeve fizike në mëngjes kur isha sportist. Në kolegj, gjithashtu edhe në NFL, unë dhe shokët e mi gjithmonë bënim ushtrime në mëngjes; dhe fillova të vë re ndryshimet në një kohë të shkurtër.
Kur ushtroja herët në mëngjes, e vura re se dita ime ishte më e mirë. Nuk isha vetëm më produktiv dhe pozitiv, por edhe më i lumtur, gjithashtu. Edhe nëse ushtrimi juaj zgjat vetëm 20 minuta, ju duhet të bëni ushtrime fizike në mëngjes.
Ushtrimet rrisin endorfinat dhe ju ndihmojnë të nisni ditën në një mënyrë pozitive. Një artikull të New York Times të cilin e kam lexuar përshkruante se si ushtrimet jo vetëm që ju ndihmojnë të ndërtoni një tru më të mirë, por gjithashtu rrisin forcën e trurit. Pra, pavarësisht se ku jam në botë, unë gjithmonë sigurohem të bëj ushtrime fizike.
Çelësi i krijimit të një rutine të fuqishme mëngjesi është të zbuloni se çfarë funksionon më së miri për ju dhe pastaj të ekzekutoni atë plan çdo mëngjes. Këto ushtrime janë të thjeshta dhe praktike, por kanë ndikuar në jetën time në një mënyrë të thellë. Pavarësisht se a e përdorni njërën apo të katërtat, ato do ju ndihmojnë në krijimin e një rutine të fuqishme të mëngjesit.