Krim pas krimi…

Prishtinë | 07 Gus 2023 | 20:49 | Nga Shenoll Muharremi

Ministri i Mbrojtjes veproi gabim pas krimit në “Bon Vivant”. Ai nuk dha siguri që shteti mundet me mbrojtë qytetarin. Më shumë bëjke analiza edhe e hedhte fajin tjetër kah, sesa me vepru diçka.

“E bëjmë një task forcë”, tha?! Qeveritë i krijojnë task forcat kur nuk dijnë çka me ba, me ble kohë. Task force = zero. As nuk shkoi fizikisht me u duk afër skenës së krimit që me e pa njerëzit që shteti po kujdeset për qytetarët.

Ky ministër është i obsesionuar dhe fiksuar me veriun e Kosovës. Me ia ba qejfin shefit të vet edhe me i mbulu aventurat e veta dhe të qeverisë me shumë gabime në veri. Unë nuk po du tash me akuzu qeverinë për këto raste të krimit, se nuk jam fundja opozitë e tyre. Jam qytetar dhe prind.

Por po dëshiroj me konfirmu që sjelljet dhe veprimet e ministrave kanë rëndësi dhe duhet me i përcjellë. A ju kujtohet sesi ministri i shëndetësisë u zu duket thithur duhan në hapësira publike ku është e ndaluar? Dy herë krim, dha mesazh që duhani duhet mu konsumu dhe e theu ligjin e qeverisë së vet.

A ju kujtohet se si ministri i Financave u lavdu për borxhin 17%, e Japonia e ka rreth 9.2 trillion US Dollars ose mbi 223% (të GDP-së). Mundemi 100 raste me i gjetë për shkak se Kryeministri nuk po i kontrollon dhe menaxhon mirë ministrat dhe qeverinë. Ata po bëjnë çka po dojnë dhe askush as nuk i kontrollon as nuk i qet prej pune kur bëjnë gabime.

Me qenë ministër është marifet dhe ka përgjegjësi.

Të ngjashme