Krimet ekonomike arrestojnë në flagrancë 45-vjeçarin, shiste barna pa banderola

Prishtinë | 14 Sht 2022 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësiti Rajonal-Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas trajtimit të informatave për një aktivitet kriminal, sot kanë arritur të sigurojnë të dhëna se R.J., 45-vjeçar, ka shitur barna pa banderola të Republikës së Kosovës.

I dyshuari, ka arritur që të përfitojë materialisht dhe njëkohësisht ka rrezikuar shëndetin e pacientëve të cilët kanë konsumuar barnat e tilla. Barnatorja është kontrolluar nga Inspektorët Farmaceutik, kurse personi i dyshuar është shoqëruar në polici.

Sipas Policisë së Kosovës, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”, i njëjti është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me ‘Vendim mbi ndalimin’, lëshuar nga prokurori kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme