Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë qëndruar sot në zyrat e Autoritetit të Aviacionit Civil, pas kërkesës së ish-drejtorit të AAC’së, Bujar Ejupi që u adresua të premten e shkuar në Prokurori të Shtetit dhe Polici.
Përveç pjesëtarëve të Policisë, aty janë parë edhe ekipe të Forenzikës të cilët mbledhen dëshmitë, raporton gazeta online Reporteri.net.
Bujar Ejupi, ish-drejtor i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, i shkarkuar të mërkurën nga Qeveria e Kosovës, dy dit pas, të premten kishte kërkuar që Prokuroria dhe Policia të shkojnë në zyrën e tij dhe t’i marrin dëshmitë e disa rasteve të falsifikimeve të dokumenteve që ai pretendon se i posedon.
Kjo pasi, sipas tij, pas shkarkimit të tij nga pozita derisa ndodhje në spital për operim, “njerëzit e fuqishëm” mund t’i dëmtojnë provat. Letrën e plotë të Ejupit, që përveç autoritetet e sigurisë, adresë kishte edhe Kryeministrin Albin Kurti, gazeta online Reporteri.net e ka publikuar të premten.
“Unë kërkoj nga Prokuroria Speciale dhe Prokuroria që të gjitha dokumentet në zyrën time dhe email-at zyrtare (ku janë edhe kopjet e falsifikuara të licencave që i kam bërë të pavlefshme, si dëshmi për falsifikim) të mbrohen nga policia dhe të parandalohet dëmtimi dhe manipulimi i provave”.
Në vendin e bastisjes, me Policinë edhe Forenzikën, në zyrat e AAC’së të hënën është parë edhe vetë Ejupi.
Bujar Ejupi, shkarkimin e tij e ka lidhur pikërisht me siç thotë ai sinjalizmet e tij për krime dhe monopole brenda AAC’së.
“Vendimi për shkarkimin tim (s’jam njoftuar ende zyrtarisht), i pa pritur dhe pa asnjë paralajmërim nga Qeveria, është pa dyshim një sulm ndaj sinjalizimit tim dhe një tentativë për të fshehur faktet e keqpërdorimeve dhe korrupsionit. Është e qartë që unë shkarkohen ndërsa jam në spital për të penguar qasjen time në dokumente dhe dëshmi, për të fshehur provat (shkresat zyrtare, emaail-at, dokumentacionin, etj.)”, shkruan Eujpi në letrën e tij për “trajtim urgjent”, të adresuar të premten tek u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isuaj, e disa Prokurorë tjerë specialë. Letra u ka shkuar dhe Kryeministrit Albin Kurtit, zëvendësit të tij, Besnik Bislimi, e Ministrave Liburn Aliu e Hekuran Murati. Sikurse edhe Yll Buleshkajt të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.