Krimet ndaj të moshuarve duhet të luftohen me vendosmëri, pa eufori

Prishtinë | 02 Nën 2022 | 19:15 | Nga Arianit Koci

1.
Krimet ndaj të moshuarve por edhe ndaj fëmijëve bonjakë, kanë ndodhur edhe në vende shumë më të zhvilluara.

Por, reagimi i shtetit në të gjitha rastet ka qenë adekuat: i ashpër, preciz, i plotë.

Gjithnjë sipas dispozitave ligjore.

Nuk mundet një krim me u luftu nga ana e shtetit, me shkelje të dispozitave ligjore.

Prandaj, pa eufori, por me vendosmëri! Me dorë të hekurt.

2.
Përveç prokurorisë që po e heton rastin, duhet me u kriju edhe një komision hetimor i cili paralelisht e heton rastin, aq sa i ipet autorizim dhe aq sa e lejojnë ligjet pozitive.

  • Komisioni duhet të përbëhet prej zyrtarëve, pjesëtarëve të shoqërisë civile, juristëve eminent dhe profesionistëve të fushave përkatëse.
  • Në hetim duhet të futën të gjithē personat që kanë qenë në ndrrim, duke i përfshirë edhe udhëheqësit e atij institucioni.
  • Xhirimet duhet menjëherë të konfiskohen dhe të kontrollohen edhe rastet e tjera të ngjashme eventuale.
  • Të shfrytëzohet rasti dhe të kontrollohen të gjitha shtëpitë e të moshuarve në Kosovë.
  • Të ashpërsohen kriteret për dhënie të licencave.
  • Asnjë shtëpi e të moshuarve, mos të licensohet, pa e pasur të mbuluar çdo cep të hapësirës me kamera, përveç hapësirave që nuk lejohen me ligj.

P.s
Sipas informatave që i pranova e që nuk pata kohë t’i konfirmoj, zonja qenka nëna e dëshmorit.
Për qëndrim në atë vend po paguajka para të majme.

Përndryshe, jam i gatshëm që t’i asistoj kujdoqoftë për zbardhjen e plotë të këtij apo edhe rasteve tjera eventuale.
Pa pagesë!

Të ngjashme