Sasha Cvjetan, krimineli serb që më 28 mars 1999 e kreu masakrën mbi civilët shqiptarë në Podujevë, është pritur me nderime në Srebrenicë, një vend tjetër sinonim i krimeve të Serbisë.
Në qytetin ku më 1995 u vranë rreth 8 mijë myslimanë, e që tash drejtohet nga serbët, ish-pjesëtari i njësitit famëkeq “Shkorpionët” u ftua si mysafir nderi në ditën e komunës, njofton Klankosova.tv.
Gazeta boshnjake Istraga.ba ka sjell lajmin duke u mbështet në fotografi dhe në kofirmimin zyrtar se i dënuari me 20 vjet burgim, por nga të cilat i vuajti vetëm 16, ishte i pranishëm në këtë manifestim të datës 11 mars, dhe atë bashkë me ministrin serb të punëve të brendshme, Aleksandar Vulin.
Edhe në njoftimin zyrtar nga zyra e këtij të fundit, shihet Cvjetan si i pranishëm në sallë.
Në masakrën e kryer nga Cvjetan në Podujevë, ishin vrarë 19 civilë, gra, pleq e fëmijë.